Klerikë myslimanë nga Kosova dhe Maqedonia vizitojnë SHBA-në
Klerikë myslimanë nga Kosova dhe Maqedonia që vizituan Shtetet e Bashkuara vlerësuan pervojën e fituar në kuadër të një programi për zhvillimin e një dialogu të qëndrueshëm ndërkombëtar mbi praktikën e Islamit. Xhabir Hamiti nga Kosova dhe Qani Nesimi e Ahmet Sherif nga Maqedonia theksuan përpjekjet e komunitetit mysliman për të zbutur tensionet ndëretnike në vendet e tyre. Përfaqësuesit nga Maqedonia shprehën bindjen se mosmarrëveshjet e vendit të tyre me Greqinë mbi çështjen e emrit do të zgjidhen së shpejti dhe se kjo nuk do të jetë pengesë për anëtarësimin e saj në NATO.
Author: zeriamerikes
Length: 09:06
Views: 320
Tags: ahmet Azari Bardha hamiti klerike Kosova Macedonia muslim nesimi qani sherif Shpuza xhabir ZeriAmerikes
|