V-ton Hyp N'kerr
Shkup, 5 dhjetor - Një dëshirë e kamotshme, që kohë më parë u finalizua në realitet. Kështu mund të cilësohet promovimi i video-klipit të parë me titull "Hyp n'kerr", i këngëtarit të ri Veton Vejseli, i cili thotë se pretendon të jetë pjesë e yjeve të estradës dhe një shoumen i vërtetë në botën e hip-hop muzikës. Kënga "Hyp n'kerr" është me tekst të Lindon Berishës, e kompozuar nga Ardian Kastrati, ndërsa regjia dhe montazhi është realizuar nga Xhuliani, realizimi është i produksionit "BMA production", producent i së cilës është Bertan Asllani. Përndryshe, xhirimi i klipit është realizuar në disa lokacione të Shkupit, si dhe në "BMA production". Videoklipi i këngës do të promovohet të enjten.
Vejseli është edhe fitues i çmimit BEST HIPHOP & RAP në "Kosova Fest".
Author: veton022
Length: 04:59
Views: 23509
Tags: allani asllan bertan bma hhop hip hyp kerr n'ker n'kerr nker nkerr rap shqip v-ton veton xhuli xhulian xhuliani xulian
|