Search:

Portokalli Komedi Top Fest 5 Ethet 4 Kenga Magjike Marketing Advertisement Forex Trading Pamela Anderson Angelina Jolie Music Videos Britney Spears Shakira Beyonce Fuuny Videos Humor funny football funny people funny animal funny cartoons funny songs

Fenomeni i Vetvrasjes ne Shqiperi Pjesa 01 nga 10

Best of music video
Best of music video Best of music video
Best of music video

Ky eshte nje debat televiziv mbi fenomenin e vetvrasjes ne Shqiperi. Fatkeqesisht INSTATI nuk ka nisur ende nje kerkim per te percaktuar se sa eshte numri i vetvrasjeve ne Shqiperi, dhe aq me pak te percaktoje rrethanat, shkaqet, shpeshtesine e fenomenit, apo zonat me te prekura. I vetmi informacion qe shoqeria shqiptare ka mbi fenomenin eshte ekskluzivisht permes mediave te shkruara apo elektronike, te cilat nga ana e tyre (ashtu si edhe shprehen te ftuarit e programit) kane ende shume pak eksperience ne menyren e trajtimit te fenomenit. Lajmet e vetvrasjes zakonsht transmetohen shabllon, si pjese e seksioneve te kronikes se zeze, dhe nuk investigohen me teper. Institucionet e shtetit nga ana tjeter, si zakonisht i kushtojne shume pak rendesi ketij fenomeni, duke qene se ne nje fare sensi "nuk ka se kush te fajesohet pervec viktimes", nderkohe qe ne shume raste mund te jete krejt e kunderta. Per te mos harruar mangesite e tjera qe ekzistojne mbi kete fenomen duke nisur nga mungesa e mentalitetit te psikologut ne Shqiperi, apo mugesa e nje organizimi te specifikuar me qellim sensibilizimin e individeve te deshperuar. Nuk dua te shkoj me tej, si pershembull te problemet familjare apo mentaliteti I familjes shqiptare, sepse ne ndryshim nga mendimi I pergjithshem besoj se pak konservatizem familjes shqiptare I nevojitet, sidomos, kur shoqeria jone nuk posedon nje kulture fetare unike apo nje nivel te larte intelektual masiv. Une mendoj se te gjithe duhet te luajme rol ne parandalimin e nje fenomeni te tille. Jeta eshte e veshtire per te gjithe, dhe ne kete rast mendoj edhe vetveten duke pasur parasysh se disa here e kam menduar si "alternative", e mendoj se edhe shume te tjere e kane bere. Mirepo shkurt e shqip vetvrasja eshte "zgjidhja" me drastike, me e parevokueshme, dhe me jo-fisnike qe mund te gjendet. Sidomos kur aktore te nje akti te tille jane adoleshente e te rinj, te cilet vetflijohen ne shenje "hakmarrjeje" ndaj familjareve, te dashurve apo padrejtesive te jetes. Ju lutem lini komentet tuaja, dhe perpiquni te jeni sa me te sinqerte. Ndoshta keshtu do ndihmoni dike qe mund ti kete shkuar ndermend te sakrifikoje jeten e vete, pa ditur se sa shanse mund te humbase, dhe pa patur fatin e njohjes se jetes, ashtu si eshte me te mirat dhe te keqiat e veta. Falemiderit.

Author: kotsekoti
Length: 10:01
Views: 6116
Tags: Albania  Ballkans  Channel  Debat  Kosove  Prishtine  Probleme  Rudina  Shqip  Shqiperi  Sociale  Tirane  Top  TV  Vetvrasja  Xhunga  

Video Url:


Embed Code:

Latest Music Videos - Search All New Music Videos © 2008